A e prolongon demarkacionin mbajtja e Haradinajt në Francë? Përgjigjet Qeveria e Kosovës

Projektligji për Demarkacion me Malin e Zi është paralajmëruar se do të jetë për shqyrtim javën e ardhshme në Kuvend.

Në anën tjetër, kundërshtuesi më i madh i versionit aktual të demarkacionit, Ramush Haradinaj i është pamundësuar kthimi në Kosovë, së paku deri më 06 prill kur edhe pritet të mbahet seanca e katërt gjyqësore.

‘Indeksonline’, ka pyetur në Qeverinë e Kosovës, nëse mbajtja e Haradinajt do ta prolongoj procesin e ratifikimit të demarkacionit.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Mustafa thotë se është duke u punuar në çështjen e demarkacionit dhe nuk do të ketë vonesa të pajustifikueshme.

“Sa i përket demarkacionit për Qeverinë e Kosovës ka qenë dhe është primare që të sigurohet e vërteta dhe ajo të bëhet e njohur mirë dhe gjithanshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ajo që mund të themi tani për tani është se në këtë drejtim është duke u punuar dhe se nuk do të ketë vonesa të pajustifikueshme”, ka thënë Abdullahu për ‘Indeksonline’.

Abdulllahu ka folur edhe për rastin Haradinaj dhe është zotuar se Qeveria nuk do të le gurë pa lëvizur qe ish kryeministri i Kosovës, të kthehet sa më parë në Kosovë.

“Sa i përket z. Haradinaj si Qeveri nuk do të ndalemi deri sa nuk ndalet kjo padrejtësi ndaj tij. Ai duhet të jetë në Kosovë, pranë familjes dhe pjesë e institucioneve tona”, ka shtuar ai.

Demarkacioni me Malin e Zi është bërë sepeb për polarizimin e skenës politike në Kosovë.

Opozita insiston se vendi humbë mbi 8 mijë hektar nga marrëveshja e arritur në gusht të vitit 2015, Në anën tjetër, ekzekutivi vlerëson se Kosova nuk humbet territor nga demarkimi i kufirit me Malin e Zi./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme