“Serbia aktivisht po punon në përmbushjen e kushteve që të bëhet anëtare e plotfuqishme dhe sinqerisht po bisedon me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve. Nuk e di a do të ketë kushte shtesë që nuk do të mund t’i plotësojmë, e ai është njohja e Kosovës”, ka thënë Nikoliq pas takimit me shefen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, transmeton lajmi.net.
Mogherini sot ka takuar edhe kryeministrin në detyrë, Aleksandar Vuçiq dhe liderë tjerë opozitarë. Mogherini nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. /Lajmi.net/