Ekspertët bëjnë thirrje të ndalohen disa përmbajtje në rrjetet sociale: Prindërit janë fajtorë

Gazetar: Miki Trajkovski

Ekspertët kërkojnë që shteti të kufizojë qasjen e disa prej përmbajtjeve në rrjetet sociale, të cilat paraqesin fillim për përhapjen e dhunës tek të rinjtë. Në rrjetet sociale, brezat e rinj kalojnë pjesën më të madhe të kohës, thonë ata.

“Dhuna kibernetike është shfaqur si risi që nga viti i kaluar, e cila madje ka filluar të komercializohet, që është dëm i madh në parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve. Kemi numër të madh të fëmijëve, të cilët tani në këtë epokë digjitalizimi, në telefonat e mençur kanë kushte shumë të mira për ta incizuar e më pas e publikojnë në kanalet e tyre, ku e shesin”, tha Vllado Dimovski – Qendra për tolerancë dhe mësim jetësor.

Dhuna e bashkëmoshatarëve është gjithnjë e më e përhapur tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut. Ekspertët thonë se kjo është më së shumti për shkak të edukimit në shtëpi, përkatësisë sociale, por edhe tendencave të reja sociale.

“Ka edhe prindër që mbështesin fëmijët e dhunshëm. Kishim dhunë nga bashkëmoshatarët, kur vajzat u kapën mes vete në qendër të Shkupit kurse babai i njërës prej vajzave mori me qira billbord dhe kërkoi publikisht drejtësi”, u shpreh Vllado Dimovski – Qendra për tolerancë dhe mësim jetësor.

Dimovski shton se është e nevojshme që shteti të merret me këtë problem, sepse thotë se sektori civil mund të punojë vetëm në edukimin dhe parandalimin e fëmijëve. Vitet e fundit, të rinjtë inkurajohen gjithnjë e më shumë të denoncojnë bullizmin në Ministrinë e Brendshme dhe deri më tani janë regjistruar gjithsej 1189 raste të dhunës së bashkëmoshatarëve. Bullizmi ekziston jo vetëm brenda shkollave, por edhe jashtë.

Hulumtimi i Institutit për të Drejtat e Njeriut në shkollat ​​e mesme në vend tregon se rreth 20% e nxënësve – numri më i madh vajza, janë viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve në internet bazuar në përkatësinë etnike, një e treta e nxënësve romë thanë se janë viktima online, e cila është dukshëm më e madhe se çdo komunitet tjetër etnik./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme