Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 50 vjeçar dyshohet të jetë vetëmbytur në liqenin e fshatit ku ai banonte.
Bëhet fjalë për viktimën E.F., 50 vjeç, banues në fshatin Grevë të Dibrës.
Sipas informacioneve paraprake të uniformave blu, nga këqyrja e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
NJOFTIM
Dibër/Informacion paraprak
Në liqenin e fshatit Grevë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi E.F., 50 vjeç, banues në fshatin Grevë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethaneve të këtij rasti.