Temperaturat e larta, kujdes ku i parkoni veturat

Gazetar: Avni Tahiri

Disa shofer kishin gjetur mënyrat e tyre për të mbrojtur veturat e parkuara nga temperaturat e larta. Disa të tjerë që ishin parkuar për kohë të shkurtër dhe prisnin në veturë, nuk i fiknin fare ato me qellim që të punonte kondicioneri.

“Po, temperaturat ndikojnë, në këtë të nxehtë nuk duhet as të dalim por nevojat detyrojnë që patjetër të dalësh. Këtu në Shkup është katastrofë, ja shikoje në çfarë gjendje janë parkingjet dhe e paguan atë parking”, tha një qytetar.

Shumica e atyre pak vend parkimeve që gjenden në kryeqytet janë në ambiente të hapura. Rrjetet sociale vlonin me fotografi teksa shpalosnin se në makinat e tyre të lëna në diell temperatura kalonte 55 gradë celsius. Për trupin e njeriut, futja në një ambient të tillë mund t’i krijoj shok trupit. Por, jo çdo kush e ka kohën të presë deri sa makina të freskohet pak.

“Për të gjithë shoferët të cilët parkojnë veturat e tyre në ambiente të hapura në këto temperatura të larta e rëndësishme është që të kenë kujdes që të mos harrojnë gjësende të cilat do të shkaktonin zjarr në veturat e tyre”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

A është e rëndësishme që të mos harrohen gjëra që shkaktojnë zjarr në veturë?

“Po është shumë e rëndësishme, nëse dëshiron të kujdesesh për veturën atëherë duhet të mbrosh atë”, u përgjigj një qytetar.

Ekspertët bëjnë thirrje që të mos harrohen sidomos çakmakë, parfume, dezodorantë që janë në formën e lëngut të presuar, por edhe të ujit me gaz, që gjithashtu nga temperaturat e larta mund të shpërthejnë. Qytetarët duhet të përdorin mbrojtëse alumini nga dielli, si dhe të përpiqen të gjejnë ndonjë pemë ose hije. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme