Mëngjesin e sotëm mësohet se landfilli i mbetjeve në Elbasan është përfshirë nga flakët.
Zjarri që ka përfshirë inceneratorin e Elbasanit ka shkaktuar shtëllunga tymi dhe rrezik banesat e zonës përreth.
Gjithashtu bëhet me dije se forcat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në terren duke punuar për shuarjen e zjarrit.
Ende nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mbizotërimi i temperaturave mjaft të larta është shakatari kryesor. Duke qenë se prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk ashte kryer, fusha e plehrave është e tejmbushur duke u kthyer në katastrofë mjedisore për Elbasanin.
Kujtojmë se edhe gjatë verës së kaluar, landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët të cilat u shuan pas disa ditësh me ndërhyrjen e qindra forcave te shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.