Surroi: Trump është i rrezikshëm për demokracinë në ShBA dhe në botë

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, tha se atentati ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, do ta acarojë edhe më shumë fushatën në Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se ky rast tregon polarizimin e skajshëm të shoqërisë amerikane.

“Ky është edhe një akt tutje i polarizimit të shoqërisë, natyrisht atentatet kanë ndodhur, nuk janë gjë e re, por në një atmosferë të tillë në ShBA dhe në zgjedhje presidenciale si asnjëherë më parë ku kandidatëve u shtrohet pyetja se a janë krejtësisht të shëndetshëm në aspektin mendor dhe fizik, ky është një moment që do e acarojë edhe më tutje atmosferën dhe natyrisht do ndikojë edhe te rezultati”, tha Surroi në Rubikon.

Sipas tij, rikthimi i Trumpit në pushtet do të ishte problem shumë i madh në ruajtjen e bilanceve të demokracisë brenda shtetit amerikan.

“Shtetet e Bashkuara janë në një garë jo të zakontë, jo vetëm në kuptimin e kandidatëve, por edhe në narracionin e tyre, sepse gjithmonë ka pasur ndarje mes republikanëve dhe demokratëve, ka pasur momente edhe kur janë ofenduar, por në asnjërën prej garave, pos në atë ku mori pjesë Trump në herën e kaluar, nuk ka pasur sistem të atillë të vlerave të ndërtuara nga ana e kundërkandidatit, i cili shpërfillë normat bazike të demokracisë dhe ky është rrezik për demokracinë amerikane dhe për demokracinë në botë”, tha Surroi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme