Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Blushi: Koha që të marrim në dorë fatet tona!

Anëtari i këshillit bashkiak Tedi Blushi, u shpreh në protestën para bashkisë se drejtësia është bërë palë duke u kthyer në mburojë të vjedhjeve.


Blushi deklaroi se vetëm SPAK nuk sheh se qytetarët paguajnë ccdo ditë 80 mijë euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

“Rama dhe Vleiaj në pushtet nga drejtësia e kapur. Drejtësia është kthyer në garanci dhe mburojë politike që kjo vjedhje të vijojë.

80 mijë euro në ditë paguajmë për një shërbim që nuk kryhet dhe drejtësia nuk vepron. I shohin të gjithë gazetarët e qytetarët, por vetëm SPAK nuk i sheh. Kemi të bëjmë me një narko-shtet që bazohet mbi terror e vjedhje. Koha që të marrim në dorë fatet tona, ta arrestojmë ne Veliaj e ta çojmë në burg. Vendi i tij në Sharrë, në landfillin e Sharrës aty ku ngriti mbretërinë e tij”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme