Gjatë qëndrimit në Londër, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit), Mickoski e Mexhiti realizuam takime me një sërë liderësh dhe përfaqësuesish të rëndësishëm ndërkombëtarë, mes tyre edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky .
“Bashkë me kryeministrin, z. Hristijan Mickoski, patëm kënaqësinë të takohemi edhe me Presidentin e Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky. Diskutuam çështje kyçe që prekin rajonin tonë, përfshirë sfidat e sigurisë dhe perspektivat, për vendet tona. U ndalëm te integrimi në strukturat euroatlantike, që synon të sigurojë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për qytetarët tanë. Po ashtu, diskutuam për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, për të përballuar sfidat e përbashkëta. Theksova rëndësinë e aleatëve tanë strategjikë, si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mbështetës të fuqishëm të aspiratave tona euroatlantike. Partneriteti ynë me Britaninë e Madhe dhe SHBA-të është një shtyllë e fortë që siguron paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë. Këto takime, jo vetëm që forcojnë lidhjet tona me partnerët ndërkombëtarë, por gjithashtu shërbejnë si një shtysë e rëndësishme për avancimin e agjendës sonë, për anëtarësimin e plotë në strukturat euroatlantike. Këto përpjekje janë thelbësore, për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për, Maqedoninë e Veriut dhe rajonin tonë!”, shkruan Mexhiti në Facebook.