CENS 2023/ “Nuk pasqyron realitetin!” -Kisha Ortodokse mbi rezultatet: Kemi evidencë, një numër i madh besimtarësh nuk u intervistuan, pasi nuk janë vizituar nga asnjë regjistrues

Kisha Ortodokse ka reaguar mbi rezultatet e CENS 2023, teksa shprehet se përqindja e numrit të besimtarëve të tyre që është paraqitur nga ky anketim i bërë për popullsinë, nuk paraqet realitetin.


Institucioni fetar përmes një deklarate për media, shkruan se  ka evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk janë intervistuar, e kjo për shkak se nuk janë vizituar nga asnjë regjistrues.

Gjithashtu, Kisha Ortodokse shprehet se regjistrat e pagëzimeve tregojnë numër më të lartë besimtarësh se sa ajo që është publikuar nga CENS 2023.

Reagimi:

Rezultati i Censit 2023, në lidhje me përqindjen e numrit të të krishterëve orthodhoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin. Kjo ka ndodhur për disa arsye, ndër të cilat do të përmendim disa:

Regjistruesit, në shumë raste, nuk i pyesnin të intervistuarit për përkatësinë fetare.

Kemi evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk u intervistuan, sepse nuk u vizituan nga asnjë regjistrues.

Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve tregohet qartë se numri i të krishterëve orthodhoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens.

Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%.

Ndonëse pyetja për besimin fetar ishte fakultative, numri i madh i besimtarëve të pacilësuar prej 332 155, të ateistëve 85 311, të atyre që preferuan të mos i përgjigjen 244 331 dhe të atyre që nuk ishin të disponueshëm 134 451 – në total 796 248 – afërsisht 1/3 e popullsisë, dëshmon për pasaktësinë e këtij Censi.

Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme