Diaspora shqiptare është mbledhur pasditen e sotme përballe Kuvendit duke protestuar mbi të drejtën e tyre, atë të votës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.
“Dua të votoj në 2025, nga diaspora”, është motoja e këtij tubimi që po mbahet, teksa shumë emigrantë të tjerë mbajnë pankarta në ngjyrë të verdhë, për t’i dhënë mesazhe politikës.
“Dy parti mbajnë peng votën e 2.2 milionë shqiptarëve”, “Emigrantët, shteti social i munguar”, “Kur ka vullnet, ka zgjidhje”, “Shqipëria dhe Mali i Zi të vetmet pa votën e diasporës në Evropë”, janë ndër mesazhet më të pikasura të kësaj proteste.