Janë identifikuar emrat e autorit dhe të plagosurit nga ngjarja në Durrës, teksa një 31 vjeçar qëlloi me armë zjarri drejt 70 vjeçarit, pas një konflikti me motive të dobëta.
Pikërisht Adil Hizdri, 31 vjeç, është personi që plagosi Fadil Hunda, 70 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në një lokal, në lagjen nr 17 të qytetit të Durrësit.
Pas sulmit me armë, autori tentoi të largohej nga vendngjarja, por u kap në flagrancë nga uniformat blu.
Gjithashtu është shoqëruar në polici dhe një 56 vjeçar, i identifikuar me inicialet A.T., pasi ishte i shoqëruar me 31 vjeçarin.
I moshuari ndodhet në spital, i cili i është nënshtruar një operacioni.
Grupi hetimor po vijon punimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.
Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.