Lojtari i Spanjës, Marc Cucurella, pak kohë më parë duket se i kishte bërë një premtim të dashurës së tij duke thënë se do t’i lyente flokët e tij në ngjyrë të kuqe nëse Spanja do të dilte kampione në finalen e Euro 2024, premtim i cili duhet se tashmë është mbajtur.
Sipas të dashurës së tij, Claudia Rodríguez u tha se Cucurella i kishte premtuar se do t’i lyente flokët e tij të kuqe nëse Spanja fitonte Euron.
“Më premtoi se do t’i lyente flokët me të kuqe. Por nuk do ta detyroj! Ai ka flokë të gjatë që kur ishte fëmijë“- tha ajo.
Sic duket dhe në foton e cila është bërë mjaft virale në rrjet, lojtari spanjoll është shfaqur me kaçurrelat e tij të kuqe tashmë.
Marc Cucurella ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Spanjës në EURO 2024 në Gjermani dhe modeli i flokëve të tij të veçantë e bën atë një nga lojtarët më të lehtë për t’u parë në fushë. Megjithatë, kaçurrelat e tij ikonike së shpejti mund të jenë një gjë e së kaluarës, të paktën përkohësisht.