GJKKO jep vendimin për Agron QafëN dhe Florenc Çekrezin, të cilët u arrestuan pas dëshmive të Nuredin Dumanit! Ja akuzat që rëndojnë mbi ‘ta

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në burg dy të pandehurit, Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi, të cilët ranë në pranga pas dëshmive të Nuredin Dumanit.


Agron Qafa, është i akuzuar për veprat penale “vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale e grupi të strukturuar kriminal”.

I shpallur fajtor për këto vepra penale, Qafa dënohet me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulët 1/3 e dënimit, duke bërë që ai të qëndrojë i burgosur për 8 vite.

Ndërkohë, Florënc Çekrezi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim të thjeshtë.

Për kërë arsye ai dënohet me 5 vite heqje lirie, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, të cilit i ulën 1/3 e dënimit, Çekrezi do të vuajë vetëm 3 vite e 4 muaj burgim.

Agron Qafa do vuajë dënimin e tij në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa Çekrezi, në atë të sigurisë së zakonshme.

GJKKO-ja njofton se kundër këtij vendimi, të pandehurit mund të ankimojnë drejt Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar që nga dita e nesërme.

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të
pandehurve Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Eglantina Mikani, Bib Ndreca dhe
Olkeda Lice, me vendimin Nr. 46, datë 19.07.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Qafa për veprën penale të “Vjedhjes me
dhune”, në dëm të viktimës ****, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të
strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi
strukturuar kriminal” parashikuar përkatësisht nga nenet 139, në lidhje me nenet 28,
pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet
burgim.
1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Qafa për veprën penale “Grup i
strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a,
paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
1.2. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe
dënimin përfundimisht të të pandehurit Agron Qafa me 12 (dymbëdhjetë) vjet
burgim.
1.3. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
1.4. Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat
dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i
pandehuri Agron Qafa ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë dhe
llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çekrezi për veprën penale të “Shkatërrimi
i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25 të
Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çekrezi për veprën penale të “Mbajtja
pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në
bashkëpunim të thjeshtë, në dëm të shtetasit ****, parashikuar nga neni 278/1
dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim.
2.2. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe
dënimin përfundimisht të të pandehurit Florenc Çekrezi me 5(pesë) vjet burgim.
2.3. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
2.4. Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e
të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Florenc
Çekrezi, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e
dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.
3. Provat materiale të disponohen në përfundim të gjykimit të procedimit të lidhur që
gjykohet pranë kësaj gjykate.
4. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve si dhe shpenzimet gjyqësore
sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht.
5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga
dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 19.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme