Një 39 vjeçar, i cili po vuante dënimin e tij në burgun e Fushë Krujës, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Bëhet fjalë për Afrim Shaqiri, i cili sipas burimeve është dërguar pa shenje jete nga burgu drejt qendrës shëndetësore të qytetit.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por sipas dyshimeve të para të autoriteteve, ai ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon.
Trupi i tij ndodhet në qendrën spitalore të qytetit, ndërsa do t’i kryhet dhe autopsia për të përcaktuar saktësisht shkakun e tij të vdekjes.
Priten njoftime zyrtare nga autoritetet.