Andrea Bregasi, 32 vjeçari i cili kreu atentatin e dështuar në zonën e “Don Boskos”, një vit më parë, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Fushë Krujës.
Mësohet se pësoi atak kardiak në qelinë ku ai mbahej i burgosur.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Fushë Krujës për të marrë ndihmë mjekësore, por 32 vjeçari ndërroi jetë në ambientet e spitalit.
Raportohet se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike, e se trajtohej me metadon.