Aksidenti i mini-busit në Itali ku mbetën të plagosur 16 turistë shqiptarë, reagon Ministria e Jashtme: Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën! Po monitorojmë situatën

Pas raportimit se një mini-bus ku po udhëtonin turistë shqiptarë është përfshirë në një aksident në Itali, ministria e Jashtme ka reaguar përmes një deklarate për shtyp se 16 të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.


Po kështu, përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në Itali dhe konsullatave po monitorojnë situatën.

Deklarata

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme