Një situatë paniku është krijuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, pasi një cisternë gazi në një pikë karburanti në afërsi të qendrës së qytetit, është konstatuar se kishte pësuar rrjedhje.
Për të evituar një incident me pasoja të rënda, mësohet se është boshatisur lokali dhe pallati që ndaheshin pranë karburantit.
Ndërkaq, është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa disa rrugë janë bllokuar dhe po monitorohen nga forca të shumta policie.
Po ashtu, në vendngjarje është paraqitur edhe zjarrfikësja. Ende nuk dihen shkaqet se përse cisterna është dëmtuar, por fatmirësisht sipas burimeve zyrtare të policisë gjithçka ka kaluar pa pasoja dhe situata është nën kontroll .