Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin në Memaliaj, ku tre persona mbetën të vrarë mbrëmjen e së shtunës (20 korrik). Në policinë e Gjirokastrës mësohet se janë shoqëruar 4 persona, ndërsa gazetari Igli Çelmeta raporton se një automjet BMW është gjetur duke u djegur në fshatin Bejaj të Gjirokastrës.
Automjeti dyshohet se është përdorur nga autorët.
Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë identifikuar si Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Gledio Muka. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).
Abndrea Kalemi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
Shenjestra
Sipas burimeve nga policia dyshohet se shënjestër e këtij atentati kanë qenë anëtaret e fisit Kalemi. Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemi janë të afërt të Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.
Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit të sotëm vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea Adriatik Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.