“Përse më pe gruan?!” -Të shtëna me armë zjarri në Tale ku mbeti i plagosur një person, policia zbulon motivin e konfliktit!

Rasti i të shtënave me armë në zonën e Tales të Lezhës, ku mbeti i plagosur një person, “merr kuptim” pasi policia zbardh detajin se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta xhelozie.


Përmes një njoftimi zyrtar të uniformave blu, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, larg zonës së pushuesve të plazhit, teksa autori ka plagosur me armë zjarri shtetasin e identifikuar me iniciale A.M., banues në Zejmen, Lezhë.

Identiteti i autorit sërish nuk është bërë i ditur nga autoritetet, ndërsa i lënduari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

‘’Pse më sheh gruan’’, raportohet se ka qenë fjalia e cila nisi dhe konfliktin mes të plagosurit dhe autorit të ngjarjes. Ky version mbështetet nga policia pasi njofton se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta xhelozie.

Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar celularin e autorit për të shërbyer nën cilësinë e provës materiale.

Vijon kërkimi i autorit të ngjarjes nga policia.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në një zonë  larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se  pas një konflikti  për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur  me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi  A.M, banues ne Zejmen Lezhë.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e  autorit I cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje  celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Për shkak të rrethanave të hetimit nuk jepen të dhena të tjera.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po vijon veprimet hetimore  për sqarimin e rrethanve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme