Bashkëshortja dhe xhaxhai i viktimës së protestës së 21 janarit 2011, Aleks Nika, paraqiten në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit.
Rajmonda Nika do të dëshmojë përpara prokurorit në orën 10:00, ndërsa në orën 12:00 do të dëshmojë Mark Nika.
Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK.
Alfred Shehu është prokurori i SPAK i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit.
Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
PAMJE NGA MOMENTI I MBERRITJES SE TYRE:
LEXO EDHE: