“Sjellje prej vandali” e ka quajtur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj atë që ndodhi me Tedi Blushin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Pas incidentit, ku Blushi qëlloi me letra kryebashkiakun, Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se sjellja e tij është një shenjë dëshpërimi.
Veliaj thotë se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikëri që siç thotë ai, “rrugaçëria te marrë përgjigjen qe meriton”.
“Sot Keshilli Bashkiak kish për te votuar hapjen e 2 çerdheve te reja, abonetë falas për studentet, miratimin e shkollës Ecole 42 për te rinjtë, zonën e lire ekonomike TEDA per 5mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.
Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit qe i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja prej vandali ndaj kolegeve këshilltare, është shenje dëshpërimi, jo force.
Do te kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri qe rrugaçëria te marre përgjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij”, shkruan Veliaj.