GJKKO ka marrë vendimin për ti kthyer makinën e sekuestruar Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhisë. Gjithashtu gjykata i ka ndryshuar edhe masën e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘detyrim paraqitje’.
Klea Gjata u arrestua në kuadër të megaoperacionit ‘Kurrë mos harro’ që çoi në pranga 12 persona të grupit kriminal të Laert Haxhisë pjesë e së cilës ishte dhe e dashura e tij.
Makina e sekuestruar më 1 tetor 2023, që iu rikthye Gjatës ishte në emër të nënës së saj.
E reja nga Lushnja u arrestua pas zbërthimit para hetuesve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili rrëfeu 6 vrasje të kryera nga grupi.
“Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”,” u tha gjatë njoftimit të policisë.