MPB njofton: 140 gjoba në Shkup, 19 vozitës pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.07.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 gjoba, nga të cilat 19 për vozitje pa patentë shoferi, 20 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, gjashtë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme