Pandov do ti dorëzojë në polici dhe prokurori parregullsitë e konstatuara nëpër burgje

Gazetar: Adrian Kerimi

Të gjitha dëshmitë nga parregullsitë jo ligjore nëpër burgjet e vendit e posaçërisht ato të burgut hetues në Shutkë do t’i dorëzohen policisë dhe Prokurorisë Publike. Drejtori i Zbatimit të Sanksioneve, Alensandar Pandov në intervistë për Alsat tha se kërkon nga organi i akuzës të hetojë shkeljet të cilat sipas tij, kanë shembur sistemin ndëshkues dhe korrektues në vend.

“Të gjitha deklarimet e deritanishme që i kemi nga policia e burgjeve dhe vetë të burgosurit do t’i dorëzojmë në Prokurori Publike dhe nesër do t’i dorëzojmë në polici. Pres që Prokuroria Publike dhe Policia me kapacitetet e tyre më të favorshme do të kyçen në hetimin e këtyre shkeljeve ligjore”, tha Aleksandar Pandov, Drejtor i Zbatimit të Sanksioneve.

Ditë më parë Qeveria ndryshoi të gjithë drejtorët dhe zëvendësit e tyre nëpër burgjet e vendit, përjashtim atë të Idrizovës. Nga kontrollet e jashtëzakonshme dhe vizitat e rregullta të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve janë konstatuar shkelje të shumta ligjore, mungesë e të burgosurve, dyshime për biznese dhe përfitime brenda të burgosurve. Pandov tha se do të bëhet edhe hetim për lëshimet dhe shkeljet e mëparshme ligjore, duke filluar nga tentativa për të ikur përmes tuneleve, krimet e të burgosurve jashtë burgut si ishte rasti me aksidentin në rrugën Gostivar-Kërçovë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme