A po i vjen fundi Trump-it?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë disa ulje-ngritje në marrjen e pushtetit. Ai madje ka ndryshuar disa herë mendimin në lidhje me shfuqizimin e Obamacare, ndjekjen e kundërshtarëve të tij politikë për asnjë arsye, por edhe nëse ai duhet të shpenzojë 500 miliardë dollarë në depërtimin e miliona njerëzve.

 

Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, premtimet zgjedhore të Trump nuk duket se do të realizohen aq lehtë. Votuesit e tij, besonin se një miliarder që jeton në Manhattan, ka dëshirë të madhe ta pasurojë politikën, pasi ai dihet se është i suksesshëm në botën e biznesit, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Gjashtë javë president i SHBA’së, Donald Trump, ka krijuar mjegullina në shumë gjëra, duke nisur nga zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm, Jeff Session.

Session gënjeu nën betim në Kongres në lidhje me dyshimet me qeverinë ruse.

Për të qenë të drejtë, Jess Session ka qenë gjithmonë një djalosh i dyshimtë, ai është skeptik në ndryshimet klimatike, mirëpo gjithashtu dyshohet se ka është larguar nga puna pasi në të kaluarën kishte bërë shaka raciste.

Por, kur jeni avokati më i ri i Amerikës dhe autoriteti më i lartë në drejtësi dhe integritet moral, sigurisht që do të gënjeni nën betim. Mirëpo, Session gjithashtu ishte nën hetimin e FBI për shkak të ‘mashtrimit’ me popullin amerikanë rreth informimit të zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme