Ndotja e ajrit, inspektorati s’ndjen përgjegjësi

Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor nuk mund të inspektojë funksionimin e stacioneve matëse për ndotjen e ajrit, por në bazë të atyre që punojnë, inspektorati mund të krijojë një bindje se kush mund të jenë ndotësit në rajonet përreth tyre. Stacionet thuajse nuk ishin fare në funksion gjatë periudhës kur ndotja e ajrit shënoi kulmin gjatë muajve të dimrit. Drejtori Sreten Stojkovski tha se përgjegjësia për mosfunksionimin e tyre bie mbi Ministrinë e Mjedisit Jetësor.

“Ajo është në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor. Këtë pyetje parashtrojani ministrit. Ne nuk mund të ndërmarrim asgjë. Ne i ndjekim stacionet matëse, zakonisht ndotja paraqitet në periudhën e dimrit, dhe këto janë indikacione për kryerjen e inspektimeve të jashtëzakonshme apo planifikimin e kontrolleve të rregullta në periudhën e dimrit”, deklaroi Sreten Stojkovski, Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor.

Stojkovski tha gjithsesi se inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor po ballafaqohet me mungesë kuadri dhe refuzime për kuadër të ri.

“Dua ta theksoj se struktura e grupmoshës së inspektorëve është problematike. Mbi 57 vjet kemi gjithsej 14 inspektorë. Në gjashtë muajt e ardhshëm numri i inspektorëve do të ulet për dy sepse do të dalin në pension. Plani vjetor i punësimit për vitin 2024 nga Ministria e Financave është refuzuar ndërkohë që kemi kërkuar dhe parashikuar dy inspektorë dhe tre punonjës administrativë”, shtoi Sreten Stojkovski, Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor.

Në raportin gjashtë mujor të punës së Inspektoratit u theksua edhe ndotja e liqenit Mlladost në Veles. Sipas drejtorit Stojkovski, uji nuk është për përdorim si nga aspekti fiziko-kimik ashtu edhe nga ai mikrobiologjik dhe se është i rrezikshëm për botën e gjallë dhe për njerëzit që e shfrytëzojnë për pushime. Ai theksoi se janë monitoruar të gjitha subjektet përreth liqenit të Mlladost ndërsa inspektorët kanë caktuar detyra për disa subjekte juridike për përgatitjen e raporteve për mbrojtjen e mjedisit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme