Kërcënoi bashkëshorten me armë zjarri në prani të fëmijës së tyre të mitur, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kërcënoi bashkëshorten me armë zjarri në prani të fëmijës së tyre të mitur.


Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale B. H., banues në Lushnjë.

Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në  familje.

Kanosi bashkëshorten e tij, me armë zjarri, Policia kap dhe vë në pranga 44-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u vu në pranga shtetasi:

-B. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur. Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme