Shala: Qeveria Kurti po e rëndon xhepin e qytetarëve dhe ekonomitë familjare

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, thotë se qeveria “Kurti” nëpërmjet rritjes së çmimit të rrymës dhe tarifës prej 17 euro për rikyçje po e rëndojnë rëndë gjendjen ekonomike qytetare.

Deputeti i PDK-së thotë se qytetarët mund të jenë në lëvizje sezonale dhe kur të rikthehen padretësisht janë para obligimit të pagesës nga KEDS.

“Qeveria përveç që ka ngritur çmimin mbi 120% vitin e kaluar tashmë ka filluar t’i ndëshkoj qytetarët me gjoba për shkyçje dhe rikyçje prakitikisht, kur e dimë që pjesa dërmuese, mbi 30% e popullatës është në lëvizje dhe mund të jenë në sezona të caktuara jashtë vendit me muaj të tërë. Në parim secili që të kthehet pastaj do të thotë për dy muaj apo tre, ka për obligim të paguaj një taksë shtesë të kyçjes nga fillimi”, theksoi ai.

Shala thotë se një veprim i tillë është ndëshkim i qytetarëve, duke e quajtur të papranueshëm pasi rëndohet ekonomia familjare e secilit qytetar.

Ai thotë se këto veprime po i miraton qeveria, ndonëse në heshtje.

“Kjo është në ndëshkim i papranueshëm, ndëshkim që vjen nga politikat e qeverisë, ndëshkim që edhe njëherë po e rëndon ekonominë familjare e çdo qytetari të Kosovës. Mbi bazën e të cilave veprime parimisht në heshtje qeveria po i miraton”, tha ai.

Shala thotë se qytetarët duhet të vetëdijësohen dhe të ngrisin zërin qoftë edhe nëpërmjet protestave, masi gjepi i tyre po varfërohet.

“Këto janë ndëshkime të cilat qeveria po ua bënë qytetarëve, këta të fundit duhet të vetëdijësohen dhe duhet, pse jo, edhe të protestojnë sepse gjepi i tyre, ekonomia e tyre po rëndohet tej mase. Gjatë katër vite qeverisje kemi pasur dy herë ngritje çmimi, që është e papërballueshme dhe e patolerueshme”, tha Shala për Front Online.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme