Në muajin korrik, vendin e përfshinë 765 zjarre – Kjo është situata sot

Gazetare: Ajnur Bafqari

Në muajin korrik, vendin e përfshinë 765 zjarre në ambient të hapur. Sot kishte 20 zjarre, prej të cilave 12 janë akoma aktive. Në terren po veprojnë përfaqësuesit e institucioneve vendore së bashku me kapacitetet ndërkombëtare që kanë ardhur në ndihmë. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat u bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes gjatë festës, veçanërisht atyre që dalin në natyrë, që të mos shkaktohet ndonjë zjarr eventual.

“Karakteristikë është se gjatë muajit korrik, në territorin e shtetit kishim gjithsej 765 zjarre në ambient të hapur, prej të cilëve një numër i madh ishin zjarre malore. U bëj thirrje qytetarëve gjatë ditës së nesërme të festës, të jenë të kujdesshëm, veçanërisht nëse lëvizin në natyrë, që të mos shkaktojnë zjarr që mund të përfundojë me pasoja katastrofike”, tha Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Krizat.

Gjatë ditës së sotme pritet të arrijë edhe pjesa tjetër e ndihmës e aktivizuar nga mekanizmi i BE-së për mbrojtje civile ndërkombëtare.

“Gjatë ditës së sotme helikopteri i MPB-së së bashku me helikopterin serb vepruan në komunën Staro Nagoriça. Ky zjarr zhvillohet në terren shumë të vështirë për qasje, në pjesën më të madhe edhe në terren tërësisht të paqasshëm. Një helikopter i MPB-së veproi në terrenin e komunës së Kratovës në fshatin Tatomir. Ndërsa dy helikopterët e armatës, vepruan në territorin e Probishtipit… Helikopteri I Çekisë që duhet të zbres në çdo moment do të dërgohet mes Probishtipit dhe Sveti Nikollës. Ndërsa airtraktori do të dërgohet në linjën mes Svetinikollës, Probishtipit, Kratovës dhe Kumanovës, ku është një linjë e gjatë e zjarrit” , u shpreh Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Krizat.

Mëngjesin e së enjtes, shtabi kryesor për menaxhim me krizat, mbajti një mbledhje ku u shqyrtua situata e paraqitur me zjarret, ndërsa e pranishme ishte edhe zyrtarja ndërlidhëse e mekanizmit të Bashkimit Evropian për mbrojtjen civile, Kler Kovaleski./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme