Lëvizte i armatosur gati për qitje, arrestohet 60 vjeçari në Lushnjë, procedohen penalisht dy të tjerë! Sekuestrohet arsenali i armëve

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 60 vjeçar i cili lëvizte i ‘furnizuar’ me një arsenal armësh. Për rastin janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë.


Në pranga ka rënë 60 vjeçari i identifikuar me iniciale A.M., banues në fshatin Mërtish.

Përgjatë kontrollit fizik dhe të automjetit me të cilin ai lëvizte, u gjetën armë të ndryshme, krëhër e municione luftarake.

Janë sekuestruar:

  • 4 armë gjahu pa leje
  • 1 armë zjarri pistoletë
  • Gjerdanë arme gjahu me fishekë
  • Municion luftarak
  • Radio të ngashme me ato të policisë

Ndërkohë, dy shtetasit, atë e bir të cilët u proceduan penalisht ndodheshin si pasagjerë në automjetin e 60 vjeçarit. Po kështu uniformat blu njoftojnë se nga kontrolli i banesës së tyre, u gjet një armë gjahu pa leje.

60 vjeçari arrestohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, ndërsa dy pasagjerët për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje, falë inteligjencës policore kapet dhe vihet në pranga 60 vjeçari. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë operacioni “Guns”.

Sekuestrohet një arsenal armësh (4 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri pistoletë), gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak, radio të ngjashme me ato të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë pas informacioneve se 1 shtetas lëviz i armatosur në qytet, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit “Guns”, për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-A. M., 60 vjeç, banues në fshatin Mërtish.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi 1 armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, dhe krëhër të mbushur, 1 armë gjahu pa leje, municion luftarak, dhe një gjerdan arme gjahu me fishekë.

Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu pa leje, gjerdanë arme gjahu, municion luftarak, dylbi, dhe radio të ngjashme me ato të Policisë.

Gjithashtu për këtë rast u proceduan penalisht shtetasit:

-Q. G., 59 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi K. G., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Gurë.

Këta shtetas në momentin e kontrollit të automjetit, ishin pasagjerë dhe nga kontrolli i banesës së tyre u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit A. M., dhe veprat penale “Moskallëzim i krimit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasve Q. K., dhe K. G..

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme