Koloneli i Policisë po kërkohet nga Serbia: Ka pesë vite që s’kam qenë në Maqedoni, por ne ushtarët e UÇK-së s’presim diçka tjetër

Një listë e gjatë me emra e të dhëna personale të disa prej ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është publikuar së fundmi.

Kjo listë është përpiluar nga Serbia me qëllim të ndalimit dhe kapjes së ish-ushtarëve të UÇK-së. Lista në fjalë është lëshuar tashmë edhe për Maqedoninë e Veriut, ku Interpoli ka mundësinë që t’i ndalojë të kërkuarit në fjalë.

Një nga këta emra është edhe koloneli i Policisë së Kosovës, Lumni Graishta.

Lajmi.net ka kontaktuar me zyrtarin policor Graishta për ta pyetur nëse ka marrë një informatë zyrtare nga institucionet në Kosovë.

Ai ka thënë se gjithçka çka ka informacione është publikimi i kësaj liste në media, por tregon se nuk ka marrë asnjë informatë zyrtare.

“Nuk kam marrë asnjë informacion zyrtar, krejt çka di është nga mediat. Ne ushtarët e UÇK-së nuk presim diçka tjetër nga Serbia”, ka thënë Graishta nga lajmi.net.

Ai ka treguar se tash e pesë vite nuk ka qenë më në Maqedoni të Veriut ndërsa në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pasi ka përfunduar lufta.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktoj edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me këtë listë por nuk kemi marrë ende përgjigje.

Së fundmi në kufirin e Maqedonisë së Veriut është ndaluar ish ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili është mbajtur nën arrest për disa ditë ndërsa para pak ditësh është liruar.

Ndalimi dhe mbajtja për kohë të gjatë në burgje të Serbisë është bërë vazhdimisht drejtuar shumë emrave kosovarë. Disa prej tyre që kalonin kufirin e Serbisë janë mbajtur madje për muaj e vite, nën arsyetimin e pjesëmarrjes në luftën e Kosovës si pjesëtarë të UÇK-së. Ngjashëm situata është krijuar tanimë edhe me Maqedoninë e Veriut./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme