Abuzimi me fondet e SASPAC/ Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli I GJKKO-së po shqyrton kërkesën e Beqajt dhe 6 të akuzuarve të tjerë! Seanca vijon prej më shumë se 3 orë

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një seancë përsa i përket ankimit të bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë, llir Beqaj dhe 6 të akuzuarve të tjerë që janë përfshirë në abuzimin e fondeve evropiane të SASPAC, të cilët kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.


Seanca në apel ka nisur që prej orës 09:00, e po vijon akoma.

Ilir Beqaj aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg” me vendim të marrë nga GJKKO-ja, teksa akuzohet nga SPAK-u për përdorimin e një skeme korruptive me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, pra ato të SASPAC.

Në të njëjtën masë sigurie ndodhet dhe Ermal Kurtullaj.

Ndërkohë, në masën “arrest në shtëpi” ndodhet Alfred Nikolla. Katër të akuzuarit e tjerë janë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Prokuroria e Posaçme bazuar në hetimet e deritanishme, akuzon Beqjan dhe 6 të tjerët si persona të cilët kanë kryer korrupsion, mashtrim, kanë fshehur pasurinë dhe kanë kryer shkelje të barazisë në tendera.

Përsa i përket ish-ministrit, SPAK është shprehur se ka abuzuar me fondet evropiane të SASPAC, në kohën kur ky ishte drejtor i kësaj agjencie. Prokurimet fiktive, në emër të SASPAC, janë kryer në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, duke bërë kështu të ketë abuzime e vjedhje me këto fonde.

Po kështu, Beqaj sipas SPAK ka fshehur pasurinë duke dhënë deklarata të rreme.

Kujtojmë se Beqaj dha dorëheqjen si Drejtuesi i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, në momentin që atij iu vendos masa e sigurisë që i ndalonte daljen e tij jashtë vendit, e kur iu kërkua të paraqitej rregullisht në SPAK përsa i përket hetimeve mbi koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Në këtë çështje ai akuzohet për shpërdorim detyre si ish ministër i Shëndetësisë, ndërsa janë arrestuar ish zëvendës ministri Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme