Nga Librazhdi në Strugë për të vjedhur, vihen në pranga dy të rinj shqiptarë në Maqedoni

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në fshatin Veleshtë të Strugës, në tentativë për vjedhje.


Sipas raportimeve nga mediat maqedonase, mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A.O., 21 vjeç dhe L.B., 25 vjeç, të dy nga Librazhdi.

Të rijë janë vënë në pranga pak pas mesnate, dhe sipas njësisë policore në fshatin Veleshtë të Strugës, ata dyshohen se kanë kryer vjedhje të shumta dhe të rënda në zonë.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së të Maqedonisë së Veriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme