Kanë dalë pamje nga vendi i krimit të dyfishtë në familjen Islami, ku i moshuari vret bashkëshorten e tij me sëpatë, ndërsa djali i tyre shtyn nga shkallët të atin e tij.
Nga imazhet e publikuara shihet trupi i pajetë i të moshuarit, teksa është i mbuluar nga çarçafi i bardhë.
Në vendngjarje ndodhen uniformat blu të cilët po vijojnë punimet për zbardhjen e plotë të këtij krimi të dyfishtë brenda në familje, e po kështu dhe ambulanca.
Kujtojmë se 69 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ashtu sikurse dhe bashkëshortja e tij e cila nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.
DINAMIKA
Konispoli u trondit ditën e sotme, teksa rreth orës 07:00, Huso Ismaili ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë, për motive të dobëta.
Por, kur djali i tyre, Klement Ismaili ka mësuar për këtë ngjarje të frikshme, ka filluar konflikti me babain e tij, duke bërë që ta shtynte atë nga shkallët.
69 vjecari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, 40 vjecari, djali i çiftit, është arrestuar nga policia.
Në vendgjarje po vijojnë punimet për zbardhjen e këtij rasti.