Dhunoi brutalisht me grupin e tij personazhin e TikTok-ut, arrestohet Noizy dhe Dj Crax

Reperi i njohur Noizy dhe DJ Crax janë arrestuar në Shëngjin lidhur me sherrin brutal të ndodhur në një klub të Pejës mbrëmjen e 2 gushtit, të cilët dhunuan personazhin e TikTok-ut Medi Iseni.


Arrestimi i tyre u bë nga Euro Fast Shqipëria pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Kosova për dyshen.

Kujtojmë se autoritetet kosovare kanë apeluar për ndihmën e qytetarëve për arrestimin e reperit të njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushja. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Ndihma” në kryerjen e “Lëndim i rëndë trupor”.

Ndërkohë, Stresi është shprehur se nuk ka ndihmuar në dhunën ndaj Medi Iseni, por sipas tij ka ndërhyrë për të ndaluar sherrin.

Përmes një InsaStory, reperi tha se është vënë në kurth, e në bashkëpunim me përfaqësuesit ligjorë po punon për sqarimin e ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme