Mustafa: Brukseli të ushtrojë ndikimin që Srpska të kthehet në Kuvend

Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa edhe në Prishtinë i ka shprehur Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri përkushtimin për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Por, i ka thënë se nuk po e sheh këtë përkushtim te pala tjetër, derisa ka përmendur edhe bojkotin që përfaqësuesit serbë po i bëjnë institucioneve të vendit.

“Shpreha përkushtimin tonë për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për të gjitha çështjet e hapura, si dhe avancimin e këtyre raporteve drejt integrimit evropian. Kjo me gjithë kundërshtimin e opozitës”, ka thënë Mustafa, përcjell Koha.net. “Por ne nuk shohim një gatishmëri të njëjtë nga Serbia. Kemi një bojkot të deputetëve serbë dhe kjo po mban peng edhe nisjen e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe zgjidhjen e çështjeve të tjera”, ka thënë Mustafa.

“Kërkuam ushtrimin e ndikimit të Brukselit për kthimin e serbëve në Kuvend”, ka thënë Mustafa.

Ka përmendur edhe demarkacionin, që sipas tij po e mban peng opozita dhe pakica serbe.

Mustafa ka thënë se me Mogehrinin ka biseduar edhe për temat që e preokupojnë Kosovën dhe sfidat që ka.

“Shpreha përkushtimin e paluhatshëm të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për integrim evropian. E informova se Kosova po punon për zbatimin e marrëveshjes së MSA-së dhe për angazhimet tona në forcimin e shtetit”, ka thënë Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme