Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë po shkojnë deri në 30 minuta në mëngjesin e të enjtes.
Sipas përditësimit të fundit për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë kolona është 100 metra. Ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, qytetarët po presin deri në 10 minuta.
Në Muçibabë e Mutivodë nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.
Edhe në pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta. E njëjta vlen edhe për kamionë.
© SYRI.net