U konfliktuan në ambientet e fast-foodit, i riu godet me thikë kolegun e punës në Dhërmi. Ja gjendja e të plagosurit

Një 27-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi pas një konflikti në ambientet e një fast foodi ku ishte i punësuar nga plagosur me thikë kolegun e tij.


43334

29-vjeçari i plagosur është transportuar  në spital menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme