Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Seman, “Benzi” përplas motorin, humb jetën 64-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme (11 Gusht) në aksin rrugor Fier-Seman.


Raportohet se një automjet tip “ Benz” është përplasur me një motomjet. Si pasojë, motomjeti ka përfunduar në kanal, ndërsa drejtuesi i tij, Vladimir Sema, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

64-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet proceduriale për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ky aks rrugor gjatë verës ka një fluks të madh automjetesh që i drejtohen bregdetit dhe jo në pak raste aksidentet kanë qenë me pasoja fatale.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 10:50, në fshatin Topojë, Fier, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. S..

Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. S., ka humbur jetën.

Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident2aksident3

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme