Netë tropikale dhe i nxehti afrikan, parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat maksimale deri në 42 gradë Celsius

Java e ardhshme pritet të jetë e nxehtë, kjo për shkak të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve.


Por përtej ditëve të nxehta, gjumi nuk do të jetë aq i rehatshëm pasi vendi ynë do të përshihet nën ‘Netët Tropikale’, duke bërë që temperaturat të mos ulen poshtë 26 gradë Celsius mbrëmjeve.

Tre ditët e para të javës moti pritet të jetë i kthjellët e me orë të plota me diell. Relievet malore do të jenë ato që mund të kenë vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës.

Përsa i përket ditëve: e enjte dhe e premte, moti pritet të jetë i kthjellët e orët e plota me diell, por gjithashtu me vranësira mesatare e herë-herë të dendura në relievet kodrinore-malore të veriut dhe juglindjes së territorit, përgjatë pasdites.

Ditën e hëne temperatura më e lartë shënon 41 gradë Celsius në Shkodër, Elbasan, Berat, Fier, Gjirokastër.

Ndërsa temperatura më e lartë do të shënojë ditën e mërkurë në Berat, Fier dhe Gjirokastër.

ra do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme