VIDEO/ Publikohen pamjet e arrestimit të Spartak Çelës në banesën e tij në Pogradec! Ja akuzat me të cilat përballet

Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Spartak Çelës, në banesën e tij në Pogradec.


Uniformat blu cilësojnë se 39 vjeçari është me rrezikshmëri të lartë shoqërore, e se ishte i shpallur në kërkim për 4 vepra penale.

Vënia e tij në pranga u bë përmes operacionit policor të koduar “FOUR”, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të “Sundimit të ligjit”.

39 vjeçari u arrestua në banesën e tij në fshatin Buzaishtë të Pogradecit, pas informacioneve operative se ai ishte kthyer në shtëpinë e tij.

Spartak Çela akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vjedhja me armë”, “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, dhe “Kundështimi i punonjësit të policisë”.

Në datë 20 gusht 2020, Çela ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.Sh., për motive të dobëta.

Me datë 25 prill 2024, 39 vjeçari, pas një konflikti me shtetasin V.I., 54 vjeç, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore përmes kërcenimit me armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

Pogradec/ Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”.

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, një 39-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim kombëtar dhe i akuzuar për 4 vepra penale.

Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i Ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “FOUR.”

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e të kërkuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit S. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar dy herë masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg,” për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”

Në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.

Në datën 25.04.2024, shtetasi S. Ç., pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme