Trupat speciale të Shqipërisë dhe Kosovës testojnë së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese, vëzhgohen nga Komanda Amerikane për Evropën

Ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.


455002635_10163044893237985_6777188133823129772_n

Ai ka ndarë disa pamje nga ky moment në rrjetet sociale, ku trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, gjatë stërvitjes

Postimi i ministri Vëngu:

Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme