U dhunua për vdekje, por u raportua si rrëzim aksidental, ja si u fsheh vrasja e 42-vjeçarit! Muhamet Rrumbullaku urdhëron: Inspektim të Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hetimin e vdekjes së 42-vjeçarit, Egli Progës, i cili u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit pasditen e së shtunës (10 Gusht).


Egli Proga2

Pas raportimeve për fshehje të ngjarjes, pasi fillimisht u informua se 42-vjeçari ishte rrëzuar aksidentalisht në tokë në gjendje të dehur, Rrumbullaku ka kërkuar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës.

Drejtoria e Standardeve Profesionale do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Njoftimi:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit

Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme