Moderatori dhe pronari i RTV Fontana në Istog, Zeqir Mehmetaj, ka publikuar disa pamje ku shihen forcat serbe në Bjeshkët e Corovodës në Istog.
Në pamje shihen disa ushtarë serb më një kamion, gjersa parakalojnë para gazetarit nga Kosova.
Mehmetaj, bëri të ditur se ushtarët i kishin kërkuar që të mos bënte foto, por këtë gjë nuk e respektoi ai.
“Ballë për ballë me forcat kufitare Serbe sot në Bjeshkën e Corovodës”, ka shkruar Mehmetaj krahas pamjeve.
Detaje tjera nuk u japen.