Sot në Bujanoc protestë masive kundër diskriminimit të shqiptarëve nga Beogradi

Sot në Bujanoc do të mbahet një protestë kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Kjo protestë e cila pritet të nis në orën 11:00, organizohet në përgjigje të politikave diskriminuese dhe trajtimit të pabarabartë që shqiptarët e Luginës së Preshevës po përjetojnë prej vitesh.

Banorët e Bujanocit dhe zonave përreth pritet të dalin masivisht në këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së krijuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyre.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar se kjo është një mundësi e rëndësishme për të sensibilizuar komunitetin ndërkombëtar rreth gjendjes së vështirë në të cilën gjenden shqiptarët në këtë rajon.

Me moton, Ejani! Për vetën tuaj! Për ata që do vijnë pas nesh!, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, bënë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në këtë tubim paqësor.

Edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë thirrje për protestën e sotme në Bujanoc. Sipas saj, kjo protestë mbahet është kundër shtypjes, diskriminimit që i bëhet shqiptarëve nga Beogradi zyrtar.

Ajo ka ftuar qytetarët e Komunës së Preshevës e të Luginës, të dalin në protestë për drejtësi e barazi, kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që po u bëhet nga Beogradi.

Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë shprehën shqetësimin e tyre për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se kjo praktikë bie në kundërshtim me obligimet e Serbisë për respektimin e të drejtave të pakicave.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, prej vitesh, kanë paralajmëruar për diskriminim nëpërmjet çaktivizimit të adresave – gjë të cilën përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë e kanë mohuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme