Dhuna që solli vdekjen e 42 vjeçarit në Pogradec, gazetari Çelmeta zbardh detajet nga ngjarja e rëndë: Ende nuk dihet arsyeja e krimit, ja dyshimi mbi veprimet e policisë

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur detajet nga ngjarja e rëndë në Pogradec e ndodhur dy ditë më parë, ku për shkak të dhunës së ushtruar nga i riu Denis Meçe, 42 vjeçari Eglantin Proga, ndërroi jetë.


I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24, Çelmeta sqaron se autori i krimit ka lidhje me një personazh politik, i cili ka pushtet në Pogradec, e kjo mund të qëndrojë si arsye përse nuk pati një njoftim zyrtar lidhur me krimin.

Personi i dyshuar si autor i krimit ka lidhje me një personazh që ka lidhje politike, që ka pushtet në Pogradec, dhe kjo mund të jetë arsyeja sepse nuk patëm një njoftim zyrtar”, tha gazetari, duke ngritur dyshime për atë se çfarë ndodhi në raport me policinë.

Çelmeta solli në vëmendje se viktima ka qëndruar rreth 30 minuta i shtrirë në rrugë duke mos iu dhënë ndihma e parë, teksa ka kritikuar shërbimet për mos pajisjen e ndihmës mjekësore.

Në vitin 2024, në një qytet si Pogradeci të mos shkojë një ambulancë kur ka një person të shtrirë në rrugë, kjo është e pafalshme.

 Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e një inspektimi lidhur me veprimet e policisë, si u veprua në orët e para pas ngjarjes, çfarë ndodhi, pse nuk u raportua ngjarja”, tha Çelmeta.

Gazetari sqaron se nga ekspertiza paraprake mjeko ligjore është vërtetuar dhuna e ushtruar ndaj 42 vjeçarit, por ende nuk është dhënë arsyeja e krimit nga ana e uniformave blu. Çelmeta shton se autori i dyshuar për ngjarjen e rëndë njihet si person problematik në zonë. Për shkak të lidhjeve të tij të afërta me personazh politik, mendohet se është tentuar fshehja e ngjarjes, ndaj dhe Rrumbullaku ka  urdhëruar nisjen e inspektimit lidhur me veprimet e policisë.

“Policia ende nuk na ka dhënë arsyen e krimit, çfarë ka ndodhur, a është kërcënuar më parë viktima nga autori?

Autori i arrestuar i dyshuar për krimin njihet si personazh problematik, por për shkak se një i afërm i tij ka pushtet politik, ka dyshime se ka pasur një tentativë për të fshehur ngjarjen.

Rreth 5 orë e 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, më pas janë shoqëruar edhe 3 persona të tjerë, ku njëri prej tyre është thyer para grupit hetimor dhe ka treguar”, tha Çelmeta.

Ai tha se dyshimet lidhur me policinë nisën pasi pse duhen kaq shumë kohë për të zbardhur ngjarjen, kur kamerat kanë fiksuar atë që ka ndodhur. Referuar një dëshmie të dhënë nga motra e viktimës, Çelmeta tha se asaj iu tha se vëllai ndërroi jetë pasi ishte rrëzuar, gjë që nuk ishte e vërtetë.

Gazetari tha se nuk arrinte të kuptonte sepse policia nuk e transportoi vetë në spital 42-vjeçarin por u la për 30 minuta në rrugë, në gjendje të rëndë.

Ajo që dyshoj është se mund të ketë pasur konflikte të mëparshme, por kjo duhet të zbardhet nga grupi hetimor”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme