EMRI/ Lejoi banorë të zonës të prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, nën hetim Inspektori i Drejtorisë së Bujqësisë në Dibër

Inspektori i Drejtorisë së Bujqësisë, Administrimit të ujërave dhe kullotave të Bashkisë së Dibrës ndodhet nën hetim penal nga Prokuroria pasi ka lejuar banorë të zonës të prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.


Hetimi ka nisur pikërisht për Halil Kurti, 58 vjeç, banues në fshatin Selishtë të Dibrës.

Kurti, ka lejuar dy banorë të prisnin pa leje  150 pemë ahu dhe 25m³ lëndë drusore.

Ngjarja ka ndodhur në zonën pyjore të njohur si “Liqeni i Bataçes”, në fshatin Kacni të Dibrës.

Inspektori akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka njoftuar uniformat blu për shkeljet e kryera nga banorët.

Sakaq, Prokuroria e Dibrës vijon hetimet ndaj Halil Kurti.

Njoftimi:

Lejoi banorë të zonës të prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe nuk informoi strukturat e Policisë,  nis hetimi penal për  Inspektorin e Drejtorisë së bujqësisë administrimit të ujrave dhe kullotave në bashkinë Dibër.

Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetasit H.K., 58 vjeç,  banues në fshatin Selishtë, Dibër, me detyrë Inspektor në Drejtorinë e bujqësisë administrimit të ujrave dhe kullotave në bashkinë Dibër. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas duke mos ushtruar kompetencat ligjore që ligji e ngarkon me përgjegjësi, nuk ka informuar strukturat e policisë por ka lejuar dy banorë në zonën e tij pyjore, në vendin e quajtur, “Liqeni i Bataçes”, në fshatin Kacni, të prisnin pa leje 150 pemë ahu, dhe 25m³ lëndë drusore.

Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale në dëm të mjedisit, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme