Rekomandohet suspendimi i komandantit të Policisë në Skenderaj, dyshohet se shkoi në të pame për Faton Hajrizin

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor, respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skënderajt.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se dyshohet që togeri në fjalë së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit, ish i burgosuri, i cili u vra në Serbi nga policia atje, pasi akuzohej për vrasjen e një polici serb.

“IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi  i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale, (dhe së fundi i njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje)”.

“Me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -‘Sjellje e rëndë diskredituese’ e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga  hetuesit e IPK-së  bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme