Sistemi i menaxhimit të krizës do t’i nënshtrohet reformave

Do të reformohet sistemi i menaxhimit të krizave, vendosi Qeveria dhe kjo do të bëhet përmes bashkimit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Qendrës së Menaxhimit të Krizave. Diçka që, sipas Qeverisë, do të kontribuojë në menaxhimin më efikas të krizës në të ardhmen. Ndërkohë, zjarret nuk po shuhen, ndërsa temperaturat janë ende jashtëzakonisht të larta.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje informoi se në seancën e Qeverisë është marrë vendim për bashkimin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave me qëllim që sistemi për menaxhim me kriza të funksionojë më efikas.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha se është e nevojshme një reformë në sistemin e menaxhimit të krizave.

“Hapi i parë që hodhëm ishte që të merrnim një vendim që ZSHS dhe KKM të nisin një proces bashkimi, duke optimizuar së pari stafin dhe së dyti të kemi një institucion që në kuadër të menaxhimit të krizës do të dijë të veprojë sipas protokolle të caktuara”, tha kryeministri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme